Donuts të shijshëm me copëza çokollate

Donuts të shijshëm pa vezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 125 gram miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge kripë
  • 130 gram salcë molle
  • 120 ml qumësht
  • 85 gram shurup panje
  • 2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë çaji uthull molle
  • Për zbukurimin prej çokollate nevojiten: 60 gram sheqer pluhur, 40 gram kakao pluhur, 120 ml qumësht

Udhëzimet

1

Në një enë kombinoni miellin, pluhurin pjekës, kripën.

2

Ndërkohë në një enë tjetër kombinoni salcën e mollës, qumështin, shurupin e panjës, vaniljen, uthullën e mollës dhe i trazoni mirë. Gradualisht shtoni masën me miellin dhe e trazoni mirë.

3

Kalojeni masën në forma specifike për donuts.

4

Futeni në furrë për t’i pjekur në temperaturë 190 gradë celsius, për gati 15-20 minuta.

5

Pasi të jenë i nxirrni dhe i lini të ftohen tërësisht.

6

Ndërkohë në një enë bashkoni sheqerin pluhur, kakaon , qumështin dhe i trazoni mirë.

7

Merrni donuts-at dhe i lyeni me çokollatën që sapo përgatitët. I shtoni në fund disa copëza çokollate me ngjyra.

Lini një koment