Dieta me spec djegës që shkrin dhjamin dhe rregullon metabolizmin
Ky lëng i shëndetshëm me përbës natyralë për një periudhë të caktuar kohore mund t’ju shkrijë dhjamin e tepërt.
Ndikon që të keni edhe punë më të përshpejtuar të metabolizmit tuaj, por në anën tjetër do të keni edhe një organizëm të pastruar nga helmet e grumbulluara.
Ajo që është më e rëndësishmja në gjithë këtë proces, është që t’u përmbaheni rregullave dhe udhëzimeve të shënuara dhe pijen shëruese ta konsumoni në mënyrë të rregullt, pa anashkalime dhe arsyetime që mund ta ngushëlloni veten tuaj.
Përbërësit:
Një spec pikant (ose gjysmë luge piper)
Një gotë lëng portokalli
1/4 e gotës lëng limoni
1 lugë xhenxhefil të bluar
Dy kërcej selino (të madhësisë mesatare)
Përgatitja:
Së pari sigurohuni që përbërësit të jenë të pastër dhe të mos jenë të dëmtuar.
Përzieni lëngun e shtrydhur nga portokalli dhe lëngun e shtrydhur nga limoni, pastaj shtoni edhe xhenxhefilin e gërryer, si dhe specin pikant të bluar.
Nga gjithë kjo përzierjeje do të fitoni rreth 220 mililitra lëng.
Më pas, lëngun e zhvendosni në kavanoz prej qelqi, ndërsa lëngut i shtoni edhe kërcejtë e selinos.
Selinon duhet ta konsumoni në mënyrë paralele, ndërsa në anën tjetër konsumoni lëngun.
Çdo ditë, midis vakteve, përgatitni rreth tri gota të tilla, që ndryshe njihet edhe si “lëngu që shkatërron dhe shkrin dhjamin”, por, nëse vendosni që paraprakisht të përgatisni më shumë lëng të tillë, atëherë duhet ta ruani në frigorifer.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment