Çelësi për fytyrat e thata është kjo maskë natyrale me tre përbërës!
Ditët e ftohta të janarit mund t’ju kenë shkaktuar probleme me tharjen ose plasaritjen e lëkurës tek zona e fytyrës ose e duarve. Përpos kremërave, edhe maskat natyrale janë një ndihmëse shumë efikase në këtë drejtim.
Neps.al ju sjell më poshtë një maskë të realizueshme kollaj në kushtet e shtëpisë.
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë
1 e verdhë veze
1 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:
Në një enë përzieni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.
Aplikojeni maskën në fytyrë dhe masazhojeni me majat e gishtave. Lëreni të veprojë për 10 minuta.
Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Kjo maskë do të hidratojë së tepërmi lëkurën tuaj, duke ju shpëtuar kështu nga irritimi dhe skuqja e këtyre ditëve të ftohta./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment