Çaji me gjethet e mjedrës, është një pije e njohur gjerësisht në botë si shumë e dobishme për shëndetin e grave. Ky çaj është i pasur me vitamina dhe minerale të domosdoshme për trupin e grave.
Ai pëmban hekur, kalium, kalcium, vitamina B,A,C dhe E.

Zakonisht përdoret nga gratë shtatzëna për të lehtësuar muajt e tyre, por ndonjëherë edhe për t’i shkurtuar ato. Por çaji i mjedrës ndër të tjerash është provuar të thjeshtësoje simptomat paramenstruale, gjakderdhjet e dhimbshme dhe ngërçet. Kjo për shkak të vitaminave dhe mineraleve të larta që ai përmban, që balancojnë hormonet dhe muret e mitrës.
Për përgatitjen e çajit mjfaton të zieni gjethet e mjedrës dhe kur ta shërbeni t’i vendosni edhe disa mjedra brenda, për një aromë shtesë./neps.al
Lini një koment