Byrek role me kungulleshka. Receta që do ju kënaqë syrin dhe stomakun!

Byrek role me kungulleshka. Receta që do ju kënaqë syrin dhe stomakun!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Sa shumë gjëra të mira mund të bëjmë me kungulleshkat. Ja për shembull këtë byrekun role me shije fantastike që Neps.al ju sugjeron sot....

Ingredientët

  • 3-4 kunguj të njomë
  • 300-400 mdjathë të bardhë
  • 2-3 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • kripë, piper, koper
  • majdanoz, nenexhik
  • ½ gotë pana ose qumësht
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4-5 petë byreku të gatshme
  • Vaj për petët

Udhëzimet

1

Grijmë kungullin në rende dhe e vendosim në një tas të madh ku shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, vezët, panën, miellin ermik ose orizin, kripë, piper, koper, nenexhik dhe majdanoz të grirë hollë.

2

Në një tavë hapim 4-5 petë njëra mbi tjetrën duke i spërkatur me pak vaj.

3

Ndajmë masën e përgatitur në 2 pjesë dhe e vendosim në të dyja anët e tavës si në formë shiriti dhe fillojmë nga njëra anë e tavës të palosim petët si role deri në gjysmën e tavës dhe po të njëjtën gjë bëjmë dhe nga ana tjetër duke palosur petët derisa të bashkohen me rolenë tjetër.

4

I spërkasim roletë me pak vaj dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 45-50 minuta. Shijojini dhe ndajeni recetën me miqtë tuaj!

Shënime

Receta marrë nga: balkanweb.com

Lini një koment