Byrek me spinaq. Nuk del kurrë nga moda!

Byrek me spinaq . Nuk del kurrë nga moda!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg spinaq
  • 3 qepe të njoma
  • 200 gram djathë të bardhë
  • 1 gotë qumësht
  • 2 vezë
  • 1 tufë majdanoz

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e njomë e grirë imët dhe më pas shtoni spinaqin e larë mirë.

2

Kalojeni masën në një tas dhe më pas shtoni vezën e rrahur, pak kripë, piper e majdanoz.

3

Merrni një tepsi dhe shtroni në të një petë, sipër shtroni mbushjen.

4

Vendosni petën tjetër. Në një tas të vogël bashkoni qumështin dhe vezën e mbetur.

5

Ia shtoni sipër byrekut. Nëse doni mund t’i shtoni sipër edhe pak gjalpë.

6

E fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment