Byrek me mish, qepë e domate

Byrek me mish, qepë e domate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Sa shpesh i konsumoni byreqet? Po kësaj me mish, qepë e domate i thoni dot jo? Filloni nga puna për ta përgatitur me recetën e Neps.al

Ingredientët

  • 1 pako peta
  • 3 qepë
  • 2 thelpi hurdhër
  • 400-500 gram mish i grirë
  • 1 filxhan kafe oriz
  • nenexhik
  • vaj luledielli
  • kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqim qepët e grira imët, pak kripë, i vendosim kapakun sipër dhe i lëme 5 minuta.

2

Shtojme 2 lugë vaj ulliri dhe i kavardisim përsëri deri sa ajo te bëhet trasparente.

3

Shtojmë mishin e grirë dhe i kavardisim së bashku me qepët derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtoni domatet, orizin, kripë e piper të zi. I përzieni mirë.

4

Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim 1 petë duke e spërkatur me vaj ose me vezë të rrahur.

5

Shtroni mbushjen dhe shtoni sipër petën tjetër. Spërkateni sipërfaqen me pak vaj sërish dhe të verdhë veze.

6

Në fund mblidhni anët dhe vendosni tepsinë në furrë në temperaturën 150 – 200 gradë celsius për 25-30 minuta.

Lini një koment