Sugjerojmë:

Byrek i shijshëm në tigan me djathë e majdanoz

2 vezë
50 gram djathë i bardhë
50 gram djathë çedar të grirë imët
1 gotë qumësht
2-3 lugë gjelle majdanoz të grirë imët
1 lugë kafe piper i kuq
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji pluhur pjekës
3 1/2 gota miell
Vaj për skuqje

1.Në një tas vendosim 2 vezë të plota. Shtojmë djathin e barrdhë të thërrmuar dhe djathin çedar të grirë në rende, 1 gotë qumësht, majdanoz të grirë imët, piperin e kuq dhe kripë.
2.I përziejmë të gjithë përbërësit në tas. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe e përziejmë derisa të formohet një brumë i fortë si brum byreku.
3.E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë pak. Ndajmë brumin në dy kulaçë dhe e ngjeshim atë me duar derisa ti japim një formë të rrumbullakët me thellësi 0.5 cm dhe me rreze 20 cm.
4.E ndajmë këtë petë në 8 pjesë siç ndajmë picën.
5.Vendosim në tigan 1 filxhan çaji me vaj për t’u ngrohur dhe vendosim copat i skuqim nga 5 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë të errët. I shërbejmë të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment