Bukë e pjekur me hudhra, gjalpë dhe djathë

Bukë e pjekur me hudhra, gjalpë dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • ½ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • 2 thelpi hudhër të grira imët
  • 1 bukë e bardhë për brusketa
  • 2 filxhanë me djathë mozzarella të grirë imët
  • 2 lugë çaji majdanoz të freskët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Në një tas bashkoni gjalpin, hudhrat me një mikser dore.

3

Bukën e bardhë e ndani në 8 pjesë të vogla.

4

I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

Sipër i lyeni fetat e bukës me salcën që përgatitët.

6

I spërkasni me mozzarella dhe majdanoz.

7

I piqni për 15-20 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment