Brumin e shijshëm të krepave, mund ta bësh vetë në 4 hapa

Brumin e shijshëm të krepave, mund ta bësh vetë në 4 hapa

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ta bësh vetë brumin e krepave është një kënaqësi më vete. Shtoji kësaj që mbushjen mund ta bësh me çfarë të duash sipas dëshirës dhe mundësisë. Shijojeni!

Ingredientët

  • 2 vezë
  • 300 ml qumësht
  • 150 gram miell
  • Pak kripë
  • Mbushja sipas dëshirës (me çokollatë, banane, biskotë ose me proshutë pule, xaxiq dhe djathë gouda të grirë imët)

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni vezët, miellin, qumështin dhe pak kripë. I rrihni mirë me një tel elektrik. E lini për 30 minuta mënjanë.

2

Merrni një tigan që nuk ngjit, e lyeni me shumë pak vaj luledielli dhe pasi të jetë nxehur i shtoni një garuzhde nga brumi i krepave.

3

E rrotulloni tiganin në mënyrë që brumi të ketë formë të rregullt rrumbullake.

4

Pas kësaj e hiqni dhe e servirni në një pjatë. Mbushjen mund ta bëni të kripur ose të ëmbël sipas dëshirës.

Lini një koment