Sugjerojmë:

Biskota shtëpie me fara susami

Biskota shtëpie me fara susami

Persona: 16
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 8 minuta

Ingredientët

  • ½ filxhan me fara susami
  • 1 ½ gotë me miell
  • ½ lugë çaji me sodë pjekjeje
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • 1/3 filxhan me mjaltë
  • 1/3 filxhan me salcë tahini
  • 1 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë. Ngrohni edhe tavën ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

2

Në një tas miksoni miellin, me sodën dhe kripën.

3

Ndërkohë në një tas tjetër bashkoni mjaltin, salcën tahini dhe ekstraktin e vaniljes.

4

Bashkoni të dy masat bashkë dhe i përzieni mirë derisa përbërësit të jenë homogjenizuar.

5

Me një lugë filloni e formoni biskotat e rrumbullakta.

6

E lyeni secilën nga biskotat me fara susami, para e mbrapa.

7

Kështu veproni deri në fund.

8

Më pas i fusni në furrë të piqen për 8 minuta, derisa të marin një ngjyrë të artë.

9

Prisni pak të ftohen, para se t’i shijoni!

Lini një koment