Sugjerojmë:

Biskota me arrë kokosi, të lehta dhe plot shije të mirë!

Biskota me arrë kokosi, të lehta dhe plot shije të mirë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë e gjysmë me arrë kokosi të copëtuar
  • ½ filxhan me fara luledielli
  • ½ filxhan me proteina pluhur të një cilësie të lartë
  • 1/4 filxhan mjaltë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë të vajit të kokosit
  • 1/8 gotë me ujë

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 200 gradë celsius. Në një enë kombinoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.

2

Në fund i shtoni farat e qëruara dhe të grira imët.

3

Punojeni mirë masën dhe më pas formoni disa toptha të vegjël.

4

Formoni përafërisht 18 të tilla dhe i shtroni në një tavë.

5

I vendosni në furrë të piqen për rreth 15 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment