Kjo maskë natyrale është shumë efektive për të gjithë ju që doni t’i ktheni volumin dhe shkëlqimin e merituar kaçurrelave tuaja.
Shumë e thjeshtë për t’u realizuar dhe me kosto minimale!
Çfarë ju duhet:
- 1 gotë ujë
- lëngu i 1 limoni
- 250 ml birrë
Si ta përgatisni:
- Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur.
- Vëreni sërish të ziejë në zjarr të ulët për dy minuta.
- Pasi të ftohet hidheni masën në një shishe spray dhe spërkasni me të flokët tuaj.
- Mbajeni disa orë në kokë, por mos harroni të mos ekspozoheni në diell.
- Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm.
Kjo maskë për flokët, këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë!
Lini një koment