Bërxolla derri me kërpudha të freskëta

Bërxolla derri me kërpudha të freskëta

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 qepë e grirë imët
  • 500 gramë kërpudha të freskëta
  • 4 bërxolla derri
  • 1 thelpi hudhër për shije
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Në fillim marinojmë bërxollat me kripë, piper dhe hudhra. I skuqim ato në një tigan me pak vaj luledielli.

2

Pasi të kenë marrë ngjyrë shtojini qepën, kërpurdhat dhe trazojini mirë.

3

Lërini 15 minuta, derisa qepa dhe kërpurdha të vyshken mirë. Mund t'i shtoni edhe një gotë ujë.

4

Në fund servirini bërxollat e ngrohta duke u shtuar garnityrën me kërpurdha sipër.

5

Pjata juaj është gati!

Lini një koment