Aplikimi i kësaj maske çdo natë, do ju bëjë t’i harroni qeset e zeza poshtë syve!
Ndihesh i lodhur? Nuk ke ngrënë mirë? Je i dehidratuar apo gjumi për ty është shndërruar në luks? Neps.al ju sugjeron një maskë natyrale që përgatitet kollaj në kushtet e shtëpisë dhe do ju ndihmojë jashtë mase në luftën kundër qeseve poshtë syve.
Çfarë ju duhet?
1 filxhan çaji xhelatinë e lëngshme
1 grusht me gjethe mente të copëtuara
1 grush me borzilok të copëtuar
2-3 pika vaj bajameje
Udhëzime:
Të gjithë përbërësit i bashkoni në një tas dhe i përzieni mirë.
Hidheni masën sipër një letre kuzhine. Sipër i vendosni një letër tjetër kuzhine dhe prisni 30 minuta sa xhelatina të forcohet.
Hiqni letrat, filloni e prisni me thikë disa copa të vogla dhe i vendosni nën sytë tuaj. I lini të veprojë për 15 minuta.
Më pas i largoni copat e xhelatinës me ndihmën e një letre të butë.
Aplikimi i kësaj metode çdo natë, do ju bëjë t’i harroni qeset e zeza poshtë syve. Ato ishin thjesht një endërr e keqe!/neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment