Nga neps. al15 Gusht, 2020 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 2 minuta
A mund të ha akullore ndërkohë që po mundohem të mos shtoj kilogramë?
Akullorja është një ndër ëmbëlsirat që na tundon gjithmonë, por kur shkojmë ndërmend kilogramët e tepër gjithmonë stepemi para saj. Por tashmë ne po ju japim një lajm të mirë që ju mund të konsumoni akullore dhe të mos shëndosheni, por duhet të keni parasysh disa këshilla.
Nëse je në gjendje që çdo ditë të kryesh aktivitet fizik atëherë një akullore pasditeve nuk është ndonjë dramë e madhe. Në këtë moment ju do të arrini të merrni një kënaqësi të madhe dhe kjo do t’iu largojë edhe tundimin tuaj për të ngrënë çdo gjë që ju del para. Mund t’ju duket çudi, por ka një lidhje shumë të ngushtë mes kënaqësisë personale dhe dëshirës së papritur për ushqim.
Nëse ti i ke plotësuar vetes dëshirën duke ngrënë një akullore, je e kënaqur emocionalisht dhe organizmi jot është i qetë duke mos kërkuar ushqim shtesë. Kështu që më mirë hani në paqe një akullore, se sa ta keni mendjen dhe kokën gjithë kohës në frigorifer.
Pavarësisht kësaj e rëndësishme është që ju të tregoheni të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni. Në një regjim dietik prej 1300 kalorish, mund të konsumosh paradite ose pasdite një kaush me dy topa akullore, duke kombinuar shijet e kremit me të frutave ditë pas dite. Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë.
– mëngjes i pasur me drithëra, pra pa biskota, briosh ose produkte të tjera furre
– fruta dhe perime paradite
– bukë dhe pasta integrale në drekë
– në mbrëmje proteina nga mishi dhe peshku
– racione të vogla (maksimumi 80 g pasta në drekë dhe 100 g për peshkun dhe mishin e bardhë)
– doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumosh deri në 4 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë parmixhano
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment