A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Gjidhënia është moment mjaft i veçantë dhe i rëndësishëm i cili shoqërohet me një sërë përfitimesh si për bebin, ashtu edhe për nënën. Gjatë këtij procesi transferohen antitrupa nga nëna tek foshnja dhe sipas studimeve, bebet e ushqyera me gji:
✔Kanë zhvillim dhe pjekje më të shpejtë të sistemit imunitar, sistemit nervor qendror dhe sistemeve të tjera.
✔Kanë sëmundshmëri më të ulët dhe rritje dhe zhvillim fizik, psikik dhe emotiv më të mirë gjatë viteve të para të jetës.
✔Preken më rrallë nga sëmundjet infektive të organeve të frymëmarrjes dhe të tretjes krahasuar me bebet që ushqehen me qumësht artificial.
Pikërisht për këto arsye edhe për nënat për të cilat dyshohet ose është e konfirmuar që janë të prekura nga COVID-19 rekomandohet të vazhdojnë të ushqejnë foshnjat me gji POR duke ndjekur një sërë protokollesh si dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e foshnjes nga infektimi.
Sipas rekomandimeve të OBSH, për nënën e re është e detyrueshme:
➖Larja/higjenizimi i duarve me ujë & sapun/ xhel dezinfektant para dhe pas gjidhënies apo çdo kontakti me foshnjen.
➖Vendosja e maskës para gjidhënies dhe gjatë gjithe kohës kur nëna eshtë në distancë të afërt me bebin.
➖Pastrimi/dezinfektimi në mënyrë periodike i sipërfaqeve me të cilat nëna është në kontakt.
Në rastet kur gjendja shëndetësore e nënës së re është më e rënduar dhe ajo e ka të pamundur procesin e gjidhënies atëherë sipas rastit rekomandohet nxjerrja e qumështit me pompë ose fillimi i gjidhënies në një moment të dytë.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment