A është zinku një faktor ndihmues në luftën kundër Covid-19?
Zinku është një lëndë ushqyese e njohur për vetitë e tij anti-virale – dhe mund të ofrojë ndihmë për njerëzit e diagnostikuar me koronavirus.
A mund të ndihmojë një dozë e mirë zinku në largimin e sëmundjes së COVID-19? Zinku është i njohur për efektet e tij antivirale. Dhe si ftohja e zakonshme ashtu edhe pandemia aktuale globale shkaktohen nga viruse në të njëjtën familje, të njohur si koronavirusë. Pra, a mund të jetë zinku një nga çelësat që rrit sistemin imunitar?
Nuk ka përgjigje përfundimtare për këtë pyetje. Por studimi paraprak i lëshuar në një konferencë në internet këtë javë la të kuptohet për një lidhje të mundshme midis niveleve më të ulëta të zinkut në gjak dhe rezultateve më të dobëta të shëndetit tek njerëzit me COVID-19.
Dr. Roberto Güerri-Fernández i Spanjës drejtoi studimin retrospektiv, i cili shikoi njerëzit simptomatikë të pranuar në një spital të Barcelonës nga mesi i Marsit deri në fund të Prillit.
Për analizën aktuale, ekipi u përqendrua në një mostër përfaqësuese prej vetëm 249 pacientëve, përfshirë 21 që vdiqën. Nivelet e zinkut të atyre 249 personave ishin 61 mikrogramë për decilitër, mesatarisht, kur u shtruan në spital. Por kur studiuesit krahasuan nivelet e zinkut të të mbijetuarve me ata që iu nënshtruan sëmundjes, ata gjetën një ndryshim të rëndësishëm: mesatarisht 63,1 kundrejt 43 mikrogramë për decilitër. Pas përshtatjes për variablat si mosha dhe seksi , çdo njësi e rritjes së niveleve të zinkut në gjak në kohën e pranimit të tyre u shoqërua me një rrezik 7% më të ulët të vdekjes në spital.
“Nivelet më të ulëta të zinkut lidhen me inflamacion më të lartë gjatë infeksionit dhe rezultat më të dobët”, vunë në dukje autorët e studimit.
Megjithatë para se të filloni të furnizoheni me zink mbani mend disa pika. Së pari, studimi është i kufizuar në një grup të vogël pacientësh në një spital. Autorët pranojnë se kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të vlerësuar çdo efekt të mundshëm terapeutik.
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment