5 super ushqimet që djegin kaloritë njësoj si në palestër
Ëndrra e të gjithëve është të hanë gjithçka u pëlqen e të mos shtojnë kilogramë. Duket pak e vështirë megjithatë ka disa ushqime që i djegin kaloritë njësoj si të shkosh në palestër.
Nuk keni pse vraponi për minuta të tëra, apo të ushtroheni më tepër se ç’duhet… një gotë kos, apo një fetë avokado do të vendosë në punë metabolizmin tuaj njësoj sikur ju të jeni fizikisht në një palestër.
1.Salmoni
Hulumtimet tregojnë se Omega-3 në salmon dhe yndyrnat e tjera që gjenden tek mishi i peshkut ndihmojnë në procesin e djegies të yndyrnave dhe të ndërtimit të masës muskulore. Tek e fundit ajo që duam, më shumë muskuj më pak dhjam.
2.Kosi
Ushqimet e pasura me kalcium kanë superfuqi të na hollojnë . Merrni ushqime që ju sigurojnë këtë mineral dhe metabolizmi juaj do të punojë më shpejt se zakonisht.
3.Avokado
Për një metabolizëm të shpejtë, ju duhet të mbani enët e gjakut të pastra dhe të zhdërvjellëta. Vlerat ushyqese që na siguron avokado si acide yndyrore esenciale, yndyrna monounsaturated dhe antioksidantë ju ndihmojnë për një mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit.
4.Specat djegës
Djegia që ju shkakton speci djegës sinjalizon praninë e capsaicin, një kompleks që së bashku me capsiate, vendosin në lëvizje metabolizmin e si pasojë të djegë 50 deri në 100 kalori më shumë se normalisht.
5.Çaj jeshil
Studimet tregojnë se pirja e çajit jeshil mund t’ju ndihmojë të bini në peshë dhe të formoni masë muskulare njësoj sikur të ushtroheshit dy herë në javë.
Buka, ushqimi më i zakonshëm dhe më i përditshëm në tryezën e çdo familjeje shqiptare, rezulton të jetë burim rreziku për shëndetin. Analizat laboratorike të kryera nga Inside Story kanë zbuluar praninë e arsenikut inorganik në bukë, një substancë...
Jo çdo dëshirë për të ngrënë vjen nga stomaku. Shpesh trupi dhe emocionet dërgojnë sinjale të ndryshme, por ne i lexojmë njësoj. Uria hormonale lidhet me nevojën reale të trupit për energji. Shfaqet gradualisht, pas disa orësh pa ngrënë....
Konsumimi i fibrave mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin, të zgjasë jetëgjatësinë dhe madje të mbrojë trurin. Megjithatë, shumica e njerëzve ende nuk marrin mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese thelbësore. Një dietë e pasur me drithëra të plota, fruta, bishtajore,...
Lini një koment