Neps.al ju rendit më poshtë 9 ushqimet më të mira që kanë aftësinë t’ju tregojnë më të vegjël nga sa jeni!
Ja cilat janë ato:
Vaji i ullirit ekstra i virgjër
Vaji i ullirit ka veti të forta anti-inflamatore që mund të mbrojnë elasticitetin e lëkurës dhe ulin rrezikun e dëmtimit nga rrezet e diellit.
Çaji jeshil
Ka veti të forta antioksiduese që mbrojnë kolagjenin e lëkurës tuaj nga dielli dhe mund të zvogëlojë shenjat e plakjes.
Salmoni
Asttantantina tek salmoni mund të përmirësojë elasticitetin dhe lëkurën e dehidratuar.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë mund të zvogëlojë presionin e gjakut, të rrisë aktivitetin e insulinës, të përmirësojë funksionin arterial dhe elasticitetin e lëkurës.
Perimet
Ato sigurojnë mbrojtje nga dielli dhe mund të luftojnë radikalet e lira në lëkurë. Kjo është kryesisht për shkak të efektit të tyre të fortë antioksidant.
Avokadot
Ato parandalojnë dëmtimin e lëkurës që lidhet me diellin dhe mbrojnë ADN-në në qelizat tuaja të lëkurës
Domatet
Janë të pasura me likopen, i cili mbron lëkurën nga dëmtimet e diellit. Domatet gjithashtu zvogëlojnë rrudhat.
Lëngu i kockave
Ka përmbajtje të lartë të kolagjenit, mund të përmirësojë elasticitetin e lëkurës dhe të zvogëlojë imperfeksionet.
Farat e lirit
Ato përmbajnë acide yndyror omega-3 të quajtur ALA, i cili mbron lëkurën nga rrezatimi dhe mund të zvogëlojë dëmtimin e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.
Burimi: nutriticional facts
Lini një koment