Stresi mund të jetë një arsye për shumë probleme. Për shembull, 37% e njerëzve që vuajnë nga stresi thonë se ndihen të vetmuar sipas një studimi.
Por varet nga ju nëse doni të qetësoni mendjen tuaj dhe të mos lejoni që ankthi të fitojë. Yoga mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë.
Edhe nëse nuk keni bërë kurrë yoga më parë ka disa poza të thjeshta, por efektive që janë të shkëlqyera në lehtësimin e stresit.
Ja cilat janë 8 prej tyre, të realizueshme kollaj nga secili prej jush:
Duart si një shqiponjë

Kjo pozë ndihmon për t’u çlodhur dhe disiplinuar mendjen tuaj kur është e mbingarkuar. Nuk ka një minutazh fiks.
Pozicioni kryesor i supit

Pozicion i shkëlqyer në çlirimin e stresit dhe promovimin e fleksibilitetit. Mjaftojnë 15 sekonda për secilën këmbë.
Bishti i maces

Pozicioni i bishtit të maces është një kthesë e shkëlqyer e shtyllës kurrizore që ndihmon në lirimin e tensionit rreth zonës së mesit. Qendroni 5 minua në këtë pozicion dhe më pas ndryshoni këmbën.
Zemra që “shkrihet”

Një kombinim i shkëlqyer i hapjes së zonës tuaj të zemrës dhe gjoksit për të gjallëruar dhe relaksuar gjithë trupin. Qendroni 3-5 minuta në këtë pozicion.
Përkulja përpara

Qetëson mendjen tuaj, ndihmon gjithashtu në forcimin e kofshëve dhe gjunjëve. 30 sekonda deri në 1 minutë mjaftojnë.
Fëmija i lumtur

Poza e lumtur e foshnjës ndihmon për të zgjatur ijet e brendshme dhe pjesën e poshtme të shpinës ndërsa sjell paqen në mendjen tuaj. Zgjat gjithashtu shtyllën kurrizore, forcon krahët dhe shpatullat. Duhen 45-60 sekonda, duke e përsëritur 3 herë.
Luftëtar i përulur

Përveç përqendrimit të brendshëm, poza e përulur e luftëtarit ndihmon në shtrirjen e shpatullave, forcimin e këmbëve dhe stimulimin e tretjes.
Relaksohuni dhe qendroni në këtë pozicion për sa kohë të doni.
Poza si perëndeshë

Shtriq dhe tonifikon trupin e poshtëm, rrit qarkullimin dhe ndihmon për të çlodhur mendjen tuaj. Qendroni në këtë pozion për 30 sekonda deri në 1 minutë.
Burimi: BrightSide
Lini një koment