Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit.
Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një sërë nismash dhe fushatash sensibiliziuese me qëllim që gratë të kenë në fokus shëndetin e tyre dhe të mos ngurojnë të bëjnë një kontroll tek mjeku.
Po cilët janë faktorët që ulin rrezikun e të prekurit nga kanceri i gjirit?
- Ruajtja e një peshe të shëndetshme
- Ushtrimi i aktivitetit fizik çdo ditë (mesatarisht 4 orë në javë)
- Një apo më shumë shtatzëni
- Mosha e hershme në shtatzëninë e parë (përpara moshës 25 vjeç)
- Ushqyesja me gji për më shumë se 15 muaj
- Menopauza e hershme (përpara moshës 50 vjeç).
Faktorët që rrisin rrezikun:
- Mbipesha/Obeziteti
- Jeta sedentare
- Konsumimi i pijeve alkoolike
- Ekspozimi ndaj rrezatimeve
- Moshimi
- Historitë familjare me kancer gjiri
- Mutacionet gjenetike të trashëguara
- Përdorimi i terapisë zëvendësuese hormonale pas menopauzës

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik
Lini një koment