Me hiperglicemi do të kuptojmë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Disa nga shenjat që na sinjalizojnë për një problematikë të tillë janë:
- Etje e shtuar
- Urinim i shpeshtë
- Uri e shtuar
- Lodhje, përgjumje
- Shikim i turbullt
- Lëkurë e thatë
- Shfaqje e plagëve që shërohen me vështirësi
Nëse mendoni se keni keni një nga shenjat e sipërme, atëherë është koha për të bërë një matje të sheqerit në gjak dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.
Sheqeri i lartë në gjak, mund të përkthehet më vonë në probleme të rënda shëndetësore, prandaj evidentimi në kohë do të parandalonte dëme të mëdha.

Burimi: ‘Instituti i Shëndetit Publik’
Lini një koment