Ushqime të caktuara kanë veti të fuqishme për t’ju mbështetur kur trupit tuaj i ka rënë imuniteti. Ato mund t’ju çlirojnë nga disa simptoma dhe madje përshpejtojnë shërimin tuaj.
Cilat janë këto ushqime?
Ato janë 6 dhe ne po i rendisim më poshtë për ju:
Supa e pulës

Është një burim i mirë i lëngjeve, kalorive, proteinave, vitaminave dhe mineraleve. Gjithashtu mund të bllokojë qelizat që shkaktojnë kollë dhe mbushin hundët tuaja.
Lëngu i kockave

Të pirit lëngun e kockave është një mënyrë e shijshme për të qendruar gjithnjë të hidratuar.
Avokadot

Janë plot me vitamina, minerale dhe yndyrna të shëndetshme që luftojnë inflamacionin dhe stimulojnë sistemin imunitar.
Tërshëra

Është një burim i mirë i lëndëve ushqyese dhe e thjeshtë për t’u ngrënë. Stimulon sistemin tuaj imunitar, kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon sistemin e tretjes.
Hudhra

Lufton bakretet, viruset dhe stimulon ndjeshëm sistemin imunitar. Ju ndihmon t’i shmangeni gripit dhe në rast se prekeni, ju ndihmon të shëroheni më shpejt.
Salmoni

Është një burim i shkëlqyer i proteinave. Përmban gjithashtu acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D, që lufton inflamacionin dhe rrit funksionet e sistemit imunitar./neps.al
Burimi: nutrition.palette
Lini një koment