Ushqimet që mbështesin shëndetin e gruas sipas dietologes Blerina Bombaj:
Thjerrëzat
Ushqim i përsosur për të kontrolluar peshën trupore, për të garantuar nivelin e duhur të acidit folik dhe të hekurit.
Mëlçi viçi të kullotur në natyrë
Burimi më i mirë i hekurit, mungesa e të cilit prek më shumë se 60% të grave në vendet në zhvillim dhe burim i pakrahasueshëm i zinkut, acidit folik, vitaminës B12 dhe vitaminës A.
Kujdes: Ky ushqim është mirë të konsumohet jo më rrallë se 1 herë në muaj dhe jo më shpesh se 1 herë në 2 javë.
Sallatat jeshile, spinaqi
Burim klorofili dhe karrotenoidesh që forcojnë imunitetin dhe luftojnë plakjen.
Bullgur
Burim mineralesh dhe fibrash që mbrojnë zemrën dhe aparatin tretës.
Lakër
Burim fitokimikatesh që luftojnë kancerin e gjirit.
Djathi
Në sasi të moderuara është i domosdoshëm për shëndetin e kockave.
Ushqime të tjera të dobishme për shëndetin e gruas:
–Sardelet: Ofrojnë omega – 3 dhe kalcium
–Thanat, boronicat e kuqe: Të dobishme për shëndetin e aparatit urinar.

Burimi: Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e dietologes Blerina Bombaj
Lini një koment