6 mënyra për të “shpëtuar” njëherë e mirë nga qepallat e varura të syve
Qepallat e varura tek gratë janë një problem më serioz nga sa mund ta mendoni. Ato jo vetëm që na bëjnë të dukemi më të vjetër, por njëkohësisht mund të përkeqësojnë edhe cilësinë e shikimit tonë.
Më poshtë ne ju rendisim 6 mënyra të dobishme, për rezultate më të mira në pamjen tuaj.
Hidhini një sy dhe sigurohuni që mos t’ju mungojë asgjë:
Përdorni bustinat e çajit të kamomilit Kamomili ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në trajtimin e qepallave të varura. Pasi të keni bërë një çaj kamomili, ftohni dy bustina dhe vendosini ato në sytë tuaj për 15-20 minuta. Nëse i vendosni qeset e çajit në frigorifer paraprakisht, do të merrni një efekt shumë të këndshëm ftohës.
Të bardhat e vezëve Të bardhat e vezëve forcojnë dhe shtrëngojnë lëkurën tuaj. Sigurohuni që lëkura e qepallave të jetë e pastër dhe e thatë. Vendosni një sasi të vogël të bardhë veze mbi to dhe prisni derisa të thahet. Pastaj e lani me ujë të freskët. Do të keni mundësi të shihni rezultatet menjëherë.
Akull Shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon varjen e qepallave tuaja. Thjesht duhet të aplikoni disa kuba akulli në qepallat tuaja dhe do të shihni efekte brenda një kohe shumë të shkurtër.
Hani rrush Rrushi përmban elemente që parandalojnë ose ngadalësojnë procesin e plakjes qelizore. Pra, mos i lini pas dore dhe shtojini ato në dietën tuaj të përditshme për ta bërë veten të dukeni më e re.
Kastraveci nuk del kurrë nga moda Kastravecat janë të pasura me acid kafeik dhe acid askorbik që zvogëlojnë inflamacionin dhe shtrëngojnë lëkurën tuaj. Thjesht vendosni dy feta të ftohta kastraveci mbi sytë tuaj, pushoni për 15-20 minuta. Hiqini dhe shijoni lëkurën tuaj të freskët.
Flini mirë Nëse nuk flini mjaftueshëm, do të stresoheni dhe sytë do të lodhen. Për ta shmangur këtë ju duhet të shkoni në shtrat më herët dhe të flini sa më shumë orë që të keni nevojë për t’u ndjerë të çlodhur dhe të freskët./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment