5 super ushqimet që djegin kaloritë njësoj si në palestër
Ëndrra e të gjithëve është të hanë gjithçka u pëlqen e të mos shtojnë kilogramë. Duket pak e vështirë megjithatë ka disa ushqime që i djegin kaloritë njësoj si të shkosh në palestër.
Nuk keni pse vraponi për minuta të tëra, apo të ushtroheni më tepër se ç’duhet… një gotë kos, apo një fetë avokado do të vendosë në punë metabolizmin tuaj njësoj sikur ju të jeni fizikisht në një palestër.
1.Salmoni
Hulumtimet tregojnë se Omega-3 në salmon dhe yndyrnat e tjera që gjenden tek mishi i peshkut ndihmojnë në procesin e djegies të yndyrnave dhe të ndërtimit të masës muskulore. Tek e fundit ajo që duam, më shumë muskuj më pak dhjam.
2.Kosi
Ushqimet e pasura me kalcium kanë superfuqi të na hollojnë . Merrni ushqime që ju sigurojnë këtë mineral dhe metabolizmi juaj do të punojë më shpejt se zakonisht.
3.Avokado
Për një metabolizëm të shpejtë, ju duhet të mbani enët e gjakut të pastra dhe të zhdërvjellëta. Vlerat ushyqese që na siguron avokado si acide yndyrore esenciale, yndyrna monounsaturated dhe antioksidantë ju ndihmojnë për një mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit.
4.Specat djegës
Djegia që ju shkakton speci djegës sinjalizon praninë e capsaicin, një kompleks që së bashku me capsiate, vendosin në lëvizje metabolizmin e si pasojë të djegë 50 deri në 100 kalori më shumë se normalisht.
5.Çaj jeshil
Studimet tregojnë se pirja e çajit jeshil mund t’ju ndihmojë të bini në peshë dhe të formoni masë muskulare njësoj sikur të ushtroheshit dy herë në javë.
Aknet në shpinë janë më të zakonshme nga sa mendohet. Shpesh i vëmë re rastësisht, kur vishemi, kur dalim në plazh, pas palestrës, ose kur lëkura nis të kruhet, të skuqet apo të krijojë disa zona të dhimbshme. Edhe...
Nëse deri dje në supermarket merrnit kos pa u menduar dy herë, tani me siguri keni vënë re edhe një produkt tjetër që po bëhet gjithnjë e më popullor: Kefiri. Shumë njerëz e ngatërrojnë me kosin, por në fakt...
Ajo që për vite është parë si diçka normale në kuzhinë, sot po vihet seriozisht në pikëpyetje. Shkencëtarë nga vende të ndryshme po kërkojnë që zierja e karavidheve të gjalla të ndalohet, pasi studimet e fundit tregojnë se ato...
Lini një koment