Shumë njerëz që kërkojnë të humbasin peshë përpiqen të qëndrojnë larg vezëve pasi besojnë se ato janë shumë të pasura me yndyra dhe kalori. Në fakt është e vërtetë që vezët janë të pasura me yndyra, por ato janë të tipit që promovojnë humbjen e peshës, shprehen ekspertët. Ndoshta do të surprizoheni kur të mësoni se një vezë e zier përmban vetëm 80 kalori. Kështu që e kotë të themi se vezët janë një ushqim i shkëlqyer në dietën e çdokujt që kërkon të humbasë peshë. Nuk jeni të bindur? Vazhdoni të lexoni këtë artikull…
Vezët përshpejtojnë metabolizmin
Të gjithë e dimë që për të djegur kaloritë e tepërta duhet një metabolizëm i shpejtë. Dhe ka dy arsye pse vezët zhvillojnë metabolizmin tuaj. Së pari, ato janë burime të mira të kolinës, një nutrient shumë i rëndësishëm për të përshpejtuar normën metabolike. Së dyti, vezët kanë një përmbajtje të lartë proteinike, çka i kërkon sistemit tretës të harxhojë ekstra kalori për të shpërbërë proteinat.
Ndihmojnë për muskuj të shëndetshëm dhe të fortë
Meqë po flasim për proteinat, ato janë gjithashtu një nutrient thelbësor për të pasur muskuj të fortë, por edhe për t’i mirëmbajtur ato. Pra, më shumë masë muskulore, më pak dhjamë.
Ju mbajnë larg të ngrënit tepër
Përveçse përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë për të formuar masë muskulore, vezët gjithashtu ju mbajnë larg ngrënies së tepërt. Fakti që vezët janë të pasura me proteina është arsyeja pse na mbajnë më gjatë të ngopur. Edhe yndyrat e shëndetshme që gjenden tek to janë në sasi premtuese.
Rregullojnë sheqerin në gjak
Sipas ekspertëvek, luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen gjatë gjithë kohës të uritur. Dhe për këta arsye, shtimi i vezëve në dietën tuaj mund tj’ju ndihmojë kundra ‘krizave’ të urisë që shkaktojnë luhatjet e sheqerit. Është një ide shumë e mirë t’i kombinoni vezët me drithëra integrale si tërshëra në mëngjes, për të pasur energji gjatë gjithë ditës.
Por sa vezë duhen konsumuar? Ekspertët thonë se është mirë të konsumohen 1-3 vezë në ditë. Megjithatë në rast të patologjive apo dietave të veçanta, konsultohuni me mjekun tuaj.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment