Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun. Vezët ofrojnë rreth 6 gramë proteinë të një cilësie të lartë.
Proteinat konsiderohen si një nga ushqyesit më përmbushës për shëndetin e njeriut dhe gjysma e sasisë së proteinave gjendet tek e verdha e vezës.
Prandaj ka disa arsye pse duhet të konsumoni më shumë vezë:
1.Vezët frenojnë urinë
Një mëngjes i pasur me vezë e mban nën fre urinë për kohë më të gjatë se ushqimet e tjera me bazë drithi. Disa studime thonë se njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur dhe hanë më pak në drekë.
2.Vezët mbrojnë shëndetin e syve
Vezët janë të pasura me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar tek retina e syrit. Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes, por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët.
Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.
3.Vezët nuk bllokojnë enët e gjakut
Për vite me rradhë, vezët janë akuzuar për dëmtime ndaj shëndetit sepse vezët besohej të rrisnin nivelin e kolesterolit dhe bashkë me të, rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Tani, shkencëtarët besojnë se vezët nuk janë të rrezikshme për enët e gjakut dhe nuk i bllokojnë ato.
4.Mbrojnë masën muskulare
Njeriu nis të humbë masë muskulare që pas moshës 30 vjecare. Masa muskulare nis të bjerë me 5 përqind për çdo dhjetë vjet.
Humbja e saj e bën njeriun të ndihet i plogësht dhe rrit shanset e frakturave. Aktiviteti fizik, veçanërisht ai i fokusuar tek forca dhe qëndresa ju ndihmojnë të ruani masën muskulare.
Vezët dhe proteina që ato ofrojnë ushqejnë muskujt pas stërvitjes dhe i mbrojnë ato.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment