Përpos rekomandimeve të vazhdueshme që janë bërë për të konsumuar gjithnjë e më tepër çaj jeshil, tanimë rekomandohet edhe mos ta hidhni fundin e saj. Pavarësisht nëse e preferoni me bustina apo e zieni si tufë të plotë në çajnik, çaji jeshil i mbetur mund të përdoret mrekullisht për t’u zbukuruar. Ai i jep gjallëri lëkurës, freski dhe përmirëson dukshëm cilësinë e saj (sidomos hidratimin).
Po, po. E lexuat mirë.
Çaji jeshil është i pasur në antioksidantë dhe si rrjedhojë:
- Zbeh rrudhat
- Zbeh poret
- Detoksikon lëkurën
Çfarë ju duhet:
- 1 lugë gjelle çaji jeshil ose matcha pluhur
- 1 lugë gjelle ujë i nxehtë
- ½ lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Bashkoni të tri përbërësit në një enë, i përzieni mirë dhe aplikojeni duke e masazhuar në fytyrën tuaj të larë.
- E lini të veprojë për 20 minuta dhe në fund e shpëlani me ujë të bollshëm.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni maskës edhe pak tërshërë, për ta bërë si një scrub.
Kjo terapi në kushtet e shtëpisë, rekomandohet 2-3 herë në javë dhe brenda një kohë të shkurtër do të vini re rezultate të kënaqshme./neps.al
Lini një koment