Sugjerojmë:

3 metoda për të zhdukur njëherë e mirë shenjat e akneve nga fytyra

Nëse aknet në lëkurë janë një problem i shumë vajzave, shenjat që ato lënë në fytyrë janë më shumë se kaq, pasi një ditë aknet mund të largohen, kurse shenjat mbeten aty. Dhe zgjidhja më e shpejtë janë korrektorët, fondotintat, kremrat BB, etj. Në fakt, edhe në këtë rast vlen shprehja që është më mirë të përballemi me problemin se sa t’i fshihemi atij.

Në fakt, metodat për trajtimin e shenjave të akneve fillojnë që nga ato natyrale, kirurgjikale e kimike për të ndihmuar rikthimin e lëkurës si më parë. Më poshtë do të lexoni për 3 metoda që ndihmojnë për largimin e shenjave nga lëkura. Por si fillim, le të kuptojmë se çfarë i shkakton shenjat në lëkurë, në mënyrë që ta kuptojmë problemin më thellë.

Shkaqet e shenjave në lëkurë

Shenjat janë pasojë e procesit natyral të shërimit të trupit pasi indet janë dëmtuar. Këto inde dëmtohen nga disa faktorë të tjerë veç akneve. Ja disa prej tyre:

  • Lëndimet
  • Gërvishtjet dhe kafshimet
  • Vetë-lëndimet
  • Djegiet

Shenjat mund të jenë edhe pasojë e skuqjes së lëkurës. Nëse keni shenja në fytyrë, lexoni më poshtë për 3 metoda që i zhdukin ato njëherë e mirë.

  1. Xheli i Aloe Vera

Çfarë ju duhet: Gjethe/xhel Aloe Vera

Koha e trajtimit: 2 minuta

Metoda

  1. Prisni një gjethe aloe vera dhe nxirrini xhelin. Përziejeni xhelin në mikser derisa të arrijë një konistencë të butë.
  2. Lani fytryën dhe thajeni butësisht
  3. Lëreni xhelin e aloe verës të thahet dhe të absorbohet nga lëkura.

Sa shpesh?

2-3 herë në ditë

Pse funksionon?

Xheli i Aloe Verës ndihmon në forcimin e strukturës së kolagjenit brenda indeve të shenjave. Nëse e përdorni për trajtimin e plagëve, ky xhel përshpejton procesin e shërimit dhe nuk lejon që plaga të lër shenja. Glikoproteinat e tij ndihmojnë për të qetësuar dhimbjen e inflamacionit si dhe promovojnë riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës.

 

2. Uthull molle

Çfarë ju duhet:

  1. 1 lugë çaji uthull molle
  2. 1 lugë çaji ujë

Koha e përgatitjes: 2 minuta

Koha e trajtimit: 10 minuta

Metoda

  1. Merrni porcione të barabarta uthulle molle dhe uji dhe përziejini përbërësit bashkë.
  2. Lajeni fytyrën dhe fshijeni butësisht.
  3. Zhysni një tampon pambuku në uthullën e tretur dhe aplikojeni në lëkurë.
  4. Lëreni në fytyrë për 10 minuta.
  5. Lajeni fytyrën dhe fshijeni me peshqir.

Sa shpesh?

Njëherë në ditë

Pse funksionon?

Përdorimi i uthullës së mollës është një mënyrë e shkëlqyer për të eliminuar shenjat e akneve. Uthulla e mollës ka veti zbardhuese, depërton thellë në lëkurë dhe largon që andej papastërtitë, pluhurat dhe qelizat e vdekura. Përmban gjithashtu acid laktik dhe acid malik të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe zbutjen e lëkurës duke reduktuar stresin. Këto acide ndihmojnë gjithashtu për ta rikthyer lëkurën si në kohën kur ishte pa shenja.

 

3. Lëng limoni

Gjëra që ju duhen:

  1. 1 lugë çaji lëng limoni
  2. 1 tampon pambuku

Koha e përgatitjes: 2 minuta

Koha e trajtimit: 10 minuta

Metoda

  1. Shtrydhni një lugë çaji lëng limoni dhe lëreni mënjanë.
  2. Lani fytyrën dhe fshijeni butësisht me një peshqir.
  3. Zhysni një tampon pambuku tek lëngu i limonit dhe tamponojeni në zonat ku keni shenja.
  4. Lreni për 10 minuta.
  5. Lajeni më pas fytyrën me një larës të butë.

Sa shpesh?

1 herë në ditë

Pse funksionon?

Vitamina C tek limoni ndihmon në nxitjen e prodhimit të kolagjenit i cili promovon rigjenerimin e lëkurës duke reduktuar pamjen e shenjave. Ndihmon gjithashtu në largimin e qelizave të vdekura ndëra përmirëson elasticitetin e lëkurës. Lëngu i limonit ka veti natyrale zbardhuese dhe përmirëson në përgjithësi tonin e lëkurës suaj./neps.al

Lini një koment