Sugjerojmë:

3 arsye kryesore pse duhet ta përgatisni vetë ushqimin e bebit tuaj

Ka shumë faktorë të ndryshëm për të vendosur se çfarë dhe kur të filloni të ushqeni fëmijën tuaj dhe të vendosni nëse duhet ta përgatisni vetë ushqimin e bebit apo jo.

Meqenëse shumë nëna të reja janë në dilemë për këtë fakt  dhe rrinë me orë të tëra duke hulumtuar studime të ndryshme apo duke pyetur nëna të tjera, ne po ju ndihmojmë me disa arsye konkrete pse ushqimin e bebit duhet ta përgatisni vetë.

 

1.Kostoja

Të përgatiturit vetë  ushqimin e bebes  tuaj do t’ju kursejë para, do të shpenzoni rreth 50-75% më pak nëse i bëni në shtëpi në krahasim me kavanozët që do të blini në markete.

2.Plotësisht të vetëdijshëm për atë që fëmija juaj do të hajë.

Duke ditur saktësisht se çfarë është në ushqimin e foshnjës tuaj  ju do të ndiheni më të sigurtë për shëndetin e tij.

Ju gjithashtu mund të bëni vetë kombinimet që dëshironi pa pasur nevojë të prishni shijen e ushqimit për bebin tuaj.

3.Bebi do të ushqehet me ushqime të freskëta dhe pa karbon.

Disa kompani ushqimore për fëmijë blejnë prodhimet më të lira [përfshirë ato organike] nga Amerika e Jugut ose Kina dhe më pas e dërgojnë me anije në Azi për ta prodhuar në një fabrikë atje për të kursyer kostot e punës. Kjo gjë rrit pasigurinë e ushqimit dhe fëmija mund të jetë duke marrë më shumë produkte të pashëndetshme se sa të shëndetshme.

Kur ju e bëni vetë ushqiminj për fëmijën, ju mund të vendosni se nga dhe si vjen ushqimi. Verë apo dimër mundohuni të shfrytëzoni sa më shumë tregun e fruta-perimeve dhe produktet e sezonit.

Lini një koment