Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri i cili zhvillohet në qafën e mitrës së një femre dhe është kanceri i dytë më i zakonshëm tek femrat, veçanërisht në vendet në zhvillim. Edhe pse është një sëmundje tërësisht e parandalueshme, mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes tek gratë në mbarë botën.
Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët, është më i lehtë për t’u trajtuar, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë.
Java 20-26 janar 2020, është cilësuar si “Java e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës”, prandaj edhe ‘Instituti i Shëndetit Publik’ në vendin tonë po i dedikon një kujdes të veçantë kësaj problematike.

Por cilat janë mënyrat e parandalimit të Kancerit Të Qafës Së Mitrës?
1. Vaksinimi kundër virusit HPV
2. Bërja rregullisht e Pap testit
3. Bërja rregullisht e HPV testit
Çfarë janë konkretisht, HPV, Pap testi dhe HPV testi? Posteri më poshtë ju jep një shpejgim më të detajuar:

Le të vijmë tek pjesa më e rëndësishme: Cilat janë 10 shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës?

Nëse mendon se ke një nga shenjat më lart, nuk ka kohë për justifikime. Me vrap një vizitë tek doktori!/neps.al
Burimi: Instituti i Shëndetit Publik
Lini një koment