Sugjerojmë:

10 arsye që t’ja shtoni dietës tuaj çokollatën e zezë

Edhe pse çokollata e zezë është konsideruar si një ushqim me përmbajtje të lartë kalorike mund të ndihmojë padyshim  mirëqenien e njeriut. Dhe merita për këtë gjë është kryesisht prania e flavonoideve, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm, që ndihmojnë funksionimin e mëlçisë, sistemin imunitar, kapilarët dhe gjithashtu kontribuojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, të tilla si kardiovaskulare dhe inflamatore.

Gjithashtu kjo çokollatë përmban një sasi të mirë të fibrave (3.2 gr për 40 gr), karbohidrate, sheqerna, proteina dhe është më pak kalorike sesa qumështi.

Një detaj tjetër  është dhe sasia relative e magnezit, kaliumit dhe fosforit. Por përtej vlerave ushqyese, ju s’duhet të hiqni dorë nga shija e një cope çokollate, pasi ka edhe disa të mira të tjera:

 

1.Qarkullimi i gjakut
Kjo çokollatë posedon veti antikogagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut. Pra është pothuajse si një ilaç.

2.Ndihmon funksionimin e zemrës
Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, tensionin e gjakut dhe si pasoj ul rrezikun për një sëmundje zemre në të ardhmen.

3.Sëmundjet kardiovaskulare
Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gram çokollate të zezë në harkun kohor të 1 jave, zvogëlon shanset për vuajtjen e ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare.

4.Përmirëson shikimin
Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut për në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.

5.Nxit ngopjen
Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë.

6.Rrit përqendrimin dhe të mësuarin
Falë qarkullimit të gjakut në tru mund të jeni  më aktivë. Çokollata e zezë të lehtëson edhe të mësuarin.

7.Diabeti
Për shkak se vlerat e saj rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.

8. LëkurA
Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.

9.Redukton kollën
Ndër komponentët e çokollatës, është një i quajtur teobromina, i cili vepron mbi vagus, nervin e kafkës që shkakton kollë, duke  e ulur atë.

10.Ngre humorin
Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depresion, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë.

Lini një koment