Zbulohet receta! Si të përgatisësh në shtëpi biskotat e famshme të familjes Mbretërore
Doni të përgatisni biskotat më të famshme për festën e Krishtlindjeve? Shefat e kuzhinës nga familja Mbretërore në Britani kanë kënaqësinë të ndajnë recetën me ju!
Receta e këtyre biskotave është e thjeshtë, me përbërës që mund të gjenden kudo dhe pa shumë kosto për xhepat tanë.
Pa miell dhe pa gjalpë (siç ne jemi mësuar zakonisht), por shija e mirë nuk i mungon!
Çfarë ju nevojitet:
360 gram sheqer
85 gram e bardhë vezë
20 gram lëng limoni
300 gram bajame të grira imët
½ lëkurë limoni (e grirë imët)
12 gram kanellë
¼ lugë gjelle me karafil të grimcuar
115 gram lëvore e grirë e portokallit
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në një enë rrihni të bardhat e vezëve me një mikser elektrik. Shtoni lëngun e limonit, sheqerin dhe vazhdoni t’i trazoni vazhdimisht derisa të krijoni një marengë të plotë. 1/3 e marengës e ndani veçmas në një enë tjetër.
Tek ena e parë me marengë shtoni bajamet e grira, lëkurën e limonit, lëkurën e portokallit, karafilat dhe kanellën. I përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Punojeni brumin me duar pasi duhet të dalë pak i fortë.
Merrni një petëz dhe hapeni petën për biskota në tavolinën e punës. Sipër i vendosni një letër kuzhine dhe vazhdoni hapjen me petëz.
Pasi e keni përfunduar këtë proçes, e hiqni letrën e kuzhinës dhe sipër petës, shtroni me ndihmën e një spatule marengën që hoqët veçmas pak më parë. Përhapeni me kujdes dhe në mënyrë të rregullt në të gjithë sipërfaqen e petës.
Jini kreativë. Siguroni forma biskotash të ndryshme. Si pemë, si yll, si babagjysh, si hënë etj. Filloni e prisni biskotat me kujdes. I radhisni në një tavë dhe i fusni në furrë për t’i pjekur për 12-15 minuta, në temperaturë 160 gradë.
I lini të ftohen 30 minuta para se t’i hiqni nga tava, ndryshe ka mundësi t’i prishet forma. Mos nxitoni. Asnjë arsye për të hedhur mundin tuaj poshtë. Në përfundim, shijojini!
Nëse ju nevojitet një orientim më tepër, mund t’i hidhni një sy videos më poshtë, publikuar nga profili zyrtar i Familjes Mbretërore në Instagram.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment