Vezë të mbushura me majonezë dhe erëza

Ingredientët

  • 4 kokrra vezë (të ziera,të qëruara)
  • 2 lugë ajkë
  • 2 lugë erëza (të ndryshme të grira hollë)
  • 4 lugë majonezë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 2 speca
  • 2 gjethe sallatë jeshile
  • 2 degëza kopër

Udhëzimet

1

Zieni vezët për rreth 10 min.

2

Pritini vezët për së gjati dhe hiqni të verdhat, duke bërë kujdes që të mos prishen të bardhat e vezëve.

3

Shtypini të verdhat dhe shtoni ajkën për kuzhinë, barërat aromatikë, majonezën, kripën, piperin dhe përziejini me një pirun.

4

Përdorni një lugë çaji për të mbushur të bardhat e vezëve.

5

Lajini gjethet e sallatës jeshile, thajini mirë dhe vendosini në mesin e një pjatance.

6

Zbukurojeni me fije specash të prerë së gjati.

7

Vendosni vezët në pjatë, duke rrethuar gjethet e sallatës dhe shtoni ndërmjet tyre degët e koperit.

Lini një koment