Sugjerojmë:

Truku që do të eliminojë aromën e keqe të ushqimeve në kuzhinë

Përgatitja e disa ushqimeve të caktuara në shtëpi, ndonjëherë mund të bëhet bezdi më vete për shkak të aromave që “pushtojnë”shtëpinë.

I tillë është edhe rasti i peshkut, i cili për hir të së vërtetës kërkon një ajrosje të mirë të ambientit të shtëpisë, për të mos lënë gjurmë të gatimit.

Mirëpo këtu në Neps ne ju njohim sot me një metodë tepër interesante të largimit të aromave të rënda.

Related image

Ajo që duhet të bëni është të zieni në një tenxhere 2 kokrra limon të prera përgjysmë.

Një opsion tjetër është të zieni shkopinj kanelle, kamomil ose erëza të tilla si nenexhik. Kapakun e tenxheres e lini hapur në mënyrë që avulli të hapet në të gjithë kuzhinën.

Do të shikoni që kjo zgjidhje është me të vërtetë efikase dhe ju nuk do të kufizoheni më se çfarë gatimesh të bëni në menunë tuaj!/neps.al 

Lini një koment