Trileçe, ëmbëlsira perfekte në çdo orë të ditës!

Trileçe, ëmbëlsira perfekte në çdo orë të ditës!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

E famshmja trileçe, për shkak të tri llojeve të qumështit që përmban. Hidhini një sy recetës dhe filloni ta përgatisni vetë, hap pas hapi....

Ingredientët

  • 400 ml krem qumështi (krem pana)
  • 8 kokrra vezë
  • 1 l qumësht
  • 8 lugë gjellë sheqer
  • 8 lugë miell
  • 350 qumësht i kondesuar (qumësht panda)
  • 350 ml karamel

Udhëzimet

1

Në një tas vendosim 8 vezë të plota. Fillojmë të rrahim ato duke shtuar pak kripë dhe gradualisht gjatë rrahjes pak nga pak 8 lugë gjelle sheqer.

2

I rrahim deri sa volumi i vezëve rritet. Më pas me ndihmën e një site shtojmë gradualisht miellin. Trazojeni me tel dore.

3

Vendosim në tepsi një letër pjekjeje dhe niveloni brumin e përgatitur. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 170ºc për 40 minuta.

4

Përgatisim kremin me qumësht, pana dhe qumështin e kondensuar.

5

Në një enë tresim qumështin e kondensuar me qumështin duke e përzier me tel dore. Më pas shtojmë kremin pana dhe e përziejmë përsëri ngadalë me tel dore.

6

Pasi e nxjerrim bazën e trileçes nga furra, e lëmë të ftohet pak. E kthejmë pandispanjën nga ana tjetër që të jetë e sheshtë.

7

I bëjmë disa shpime me një shkop shishqebapi me qëllim që të përthithë kremin me 3 lloje qumështi.

8

Shtojmë në fund kremin dhe e lëmë deri sa baza të ketë përthithur mirë. Në fund e mbulojmë sipërfaqen me karamel dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet. Ju bëftë mirë!

Lini një koment