Të stresuar sepse nuk ju del koha për gatim? Fatmirësisht ne e kemi gjetur zgjidhjen!

Për hir të së vërtetës na duhet ta pranojmë: Ritmi i lartë dhe intensiv i jetesës nuk na jep luksin t’i kushtojmë kohën e duhur gatimit. Recetat e gjata që kërkojnë orë e orë të tëra, duket se do të mbeten vetëm disa kujtime të bukura nga gjyshet apo mamatë tona. Sot kemi nevojë për pjata të shijshme padyshim, me plot ngjyra e vlera ushqyese, ama nga ana tjetër për prakticitet në përgatitje dhe pa kosto. Dhe kur vjen puna këtu, kryefjala është: “Findus”!

Me ushqimet e ngrira, “Findus” përcjell vlerat e optimizmit, freskisë dhe shoqëron konsumatorët shqiptarë çdo ditë në tryezat e tyre.  Ushqimet e sjella nga kjo markë importohen nga një shtet lider në fushën e industrisë ushqimore, siç është Franca. Ato nuk kanë konservantë, ngjyrosje dhe as vaj palme.

“Findus” sjell gjithmonë receta, paketime dhe metoda të reja të gatimeve që kanë në bazë shijen e pakrahasueshme me asgjë tjetër, por edhe prakticitetin në përgatitje. Cilësia? Padyshim një prioritet absolut i “Findus”, i cili sigurohet gjithnjë të mos zhgënjejë konsumatorët e tij në mbarë botën.

Me “Findus” mund të përgatisni receta të freskëta dhe të shijshme, të cilat i japin kënaqësi të gjithë familjes. Le ta nisim me prezantimin e disa prej produkteve më të spikatura që me gjasa do të kthehen në të preferuarat tuaja, por edhe të gjithë familjes.

Miq që vijnë papritur për vizitë? Asnjë arsye për t’u tensionuar. Mjafton një vizitë në market për të zgjedhur “Cordon Blu”: Gjoks pule i marinuar, proshutë prej gjelit të detit dhe djathë i shkrirë në mes. Të gjitha të mbështjella me bukë të thekur të grirë e të freskët. Asnjë ngjyrosje, pa vaj palme dhe janë gati në 15 minuta!

Image result for CORDONS BLEUS POULET findu"

Patate furre në vetëm 13 minuta? Po, me “Findus” është e mundur! Si gjithmonë: Jo konservantë, jo vaj palme dhe aspak ngjyrosje!

 

Image result for FRITES AU FOUR ALLUMETTE findu"

Lazanja nuk ka për të qenë më një pjatë e stërmundimshme që zgjat për orë e orë të tëra. Me “Findus” ajo shijohet brenda pak minutave.

 

Kaq shumë zgjedhje dhe nuk po di kujt t’i vësh gishtin? Rëndësi ka vetëm të jetë “Findus”, sepse në fakt, këto më lart ishin vetëm disa nga produktet e larmishme që ofron marka e njohur franceze në vendin tonë.

Kështu do të dilni faqebardhë para miqve tuaj!/neps.al 

Lini një koment