Të shijosh Italinë pa zbrazur portofolin. Po është e mundur!
“Jeta është një kombinim i magjisë dhe pastave”
Nëse je një adhurues i pastave je në artikullin e duhur!
Na duhet ta pranojmë në fakt, që pastat shpesh i mendojnë si opsion për t’i gatuar kur nuk kemi shumë kohë ose kur nuk kemi diçka më të mirë për të bërë. Në fakt kam frikë se kjo ide kaq e ngurtë, është shembur me kohë në botën perëndimore.
Pastat shkojnë përtej kësaj klisheje. Mjafton të shfrenosh pak fantazinë në kuzhinë (sepse siç e kemi thënë aty nuk ka limite) dhe do ta harrosh që po ha pasta. Kur vjen puna këtu, salcat janë kryefjala. Por edhe frutat e detit, erëzat e ndryshme, perimet, apo djathërat nuk ngelen pas.
Në foto, specialiteti i “La Bella Napoli”. Një pjatë, dy tipe makaronash.
Nëse mendoni se të gjitha këto kushtojnë, do jua provoj se e keni gabim!
E kam fjalën për restorant “La Bella Napoli” që ofron një shumëllojshmëri pastash, me çmimet absolutisht më të lira në treg. Cilësia? Do të bindesh vetë, pasi vështirë mos t’i provosh pas këtij shkrimi.
Ku tjetër mund të shijosh Spaghetti all’ arrabbiata apo spaghetti me pomodorini për vetëm 100 lekë? Po spagheti me midhje, me perime, apo të famshmet carbonara për vetëm 200 lekë?
Tanimë ky restorant është edhe pjesë e aplikacionit SnapFood. Ky është një lajm shumë i mirë për ne, pasi duke e shkarkuar këtë aplikacion falas nga celulari, ne mund të shfletojmë menunë, të zgjedhim pjatën tonë të preferuar dhe më një klik: ta porosisim!
Ja, kaq e thjeshtë ishte. Mos ngurro, shijo me një klik kuzhinën tipike napoletane me çmimet më të mira në treg!/neps.al
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment