Tavë orizi me qofte të bëra vetë!

Ingredientët

  • Për qoftet:
  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • Thërrime buke
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Rigon
  • Për tavën:
  • 400 gr oriz
  • 3 speca jeshil
  • 3 speca të kuq
  • 1 qepë
  • 2 domate
  • Vaj ulliri
  • Ujë

Udhëzimet

1

Për tavën e qofteve si fillim përgatisni qoftet duke hedhur në një enë mishin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, qepën dhe erëzat.

2

I përzieni mirë dhe i lini të pushojnë për 10 minuta.

3

Ndërkohë përgatisni tavën duke grirë qepën hollë dhe hidheni në një tigan me vaj ulliri të skuqet deri sa të zbutet.

4

Më tej shtoni kripën, domatet dhe lërini në zjarr edhe 5 minuta.

5

Merrni masën e përgatitur për qoftet dhe jepuni formën e dëshiruar me duar.

6

I shtroni qoftet në tavë dhe sipër hidhni orizin, specat, qepën e gatuar dhe ujë të valuar.

7

Futeni tavën në furrë në 200 gradë dhe lëreni të piqet për 10 minuta.

8

Ulni pak nxehtësinë dhe lërëni të piqet edhe 15-20 minuta sa orizi dhe mishi të jenë pjekur.

9

Tava është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment