Tavë me patate të ëmbla dhe pulë

Tavë me patate të ëmbla dhe pulë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 pulë të ndarë në copa
  • 300 gram patate të ëmbla
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • majdanoz të freskët

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë pulën. Ndërkohë në një tenxhere tjetër zieni patatet e ëmbla me gjithë lëkurë.

2

Merrni një tavë dhe shtroni patatet e ëmbla. I shtoni gjalpin e ndarë në copa të vogla.

3

Tani vendosni copat e pulës pasi i keni marinuar më parë me kripë dhe piper.

4

Në fund i shtoni vaj ulliri dhe majdanozin.

5

E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

Lini një koment