Tava e preferuar e verës, me domate, speca dhe vezë!

Ingredientët

  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë mesatare , të prerë imët
  • 4 speca të gjatë jeshilë , të prera në copa
  • 1 spec djegës
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 domate të mëdha, të qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë ose të grira në rende
  • Kripë
  • Piper
  • 4 vezë
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Bashkoni vajin dhe gjalpin në një tigan dhe vendoseni në zjarr mesatar .

2

Shtoni qepën të skuqet deri sa të zbutet, më pas shtoni specat , hudhrën e prerë dhe vazhdoni perzijeni në zjarr sa të zbuten specat.

3

Shtoni domatet dhe vazhdoni gatimin rreth 15 min derisa salca të trashet .

4

Hidhini kripë e piper dhe shtoni vezët .

5

Më një pirun trazoni pak të verdhën e vezës dhe gatuajini për pak, jo që të mpiksen vezët shumë.

6

Hidhini disa gjethe majdanoz dhe e keni gatigati bukën ta ngjyeni me çap

Lini një koment