Sugjerojmë:

Tartë e shijshme me brokoli

Tartë e shijshme me brokoli

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • Baza e tartës: 200 gram brokoli
  • 200 gram patate
  • 120 gram djathë i verdhë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj për lyerjen e tavës
  • Mbushja: 100 gram brokoli
  • 6 kokrra vezë
  • 60 gram djathë i verdhë
  • 1 qepë e vogël e thatë
  • 1 domate
  • 2 lugë gjelle krem pana
  • Kripë, piper i zi, rigon

Udhëzimet

1

Lajmë brokolin dhe 200 gram të saj i grijmë në rende. Po ashtu qërojmë patatet, i grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes dhe i bashkojmë në një tas të vetëm.

2

Shtojmë në tas dhe 120 gr djathë të verdhë që shkrin, kripë, piper të zi dhe të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë.

3

Lyejmë një tepsi me pak vaj dhe shtojmë në tepsi përbërësit që bashkuam. Nivelojmë bazën me fundin e një gotë, duke ngritur pak muret anësore të bazës së tartës me qëllim që të mbahet mbushja.

4

Vendosim tavën në furrë për të pjekur bazën në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

5

Në një tas rrahim 6 vezë të plota.

6

Shtojmë tek vezët 100 gram brokoli në lule boçe të vogla, 60 gram djathë të verdhë pice, 1 qepë në kubikë, domaten të prerë në kubikë, 2 lugë gjelle krem panna, kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë të gjitha bashkë.

7

Nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë mbushjen e tartës. Vendosim përsëri tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

8

E lëmë tavën të ftohet 15 minuta, pastaj e shërbejmë. Shijojeni!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com Realizuar më parë nga Zonja Vjollca

Lini një koment