Sugjerojmë:

Luftojnë gurët në veshka, diabetin dhe forcojnë imunitetin. Ja pse duhet ta përgatisni këtë supë me hithra

Luftojnë gurët në veshka, diabetin dhe forcojnë imunitetin. Ja pse duhet ta përgatisni këtë supë me hithra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Hithra jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të panumërta shëndetësore. Hithra është një bimë që përdoret në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, azmës, bronikitit, gurëve në veshka dhe sklerozës.

Ingredientët

  • 200 gram spinaq
  • 1 tufë hithra
  • 2 karota të vogla
  • 2 qepë
  • 1 filxhan kafe oriz
  • kopër dhe majdanoz
  • vaj ulliri
  • një lugë gjelle lëng limoni
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepët e njoma. Tani shtoni orizin, e përzieni mirë. Shtoni pak kripë dhe ujin.

2

Sapo uji të ketë marrë valë shtoni karotat e prera në kubik, spinaqin dhe hithrat.

3

Sapo supa të ketë marrë një valë shtoni koprën, majdanozin, lëngun e limonit. I kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze.

4

Shërbejeni të ngrohtë duke i shtuar sipër pak vaj ulliri. Ju bëftë mirë!

Lini një koment