Ta hamë apo jo bukën e restorantit? Kjo është çështja
Buka është një ndër ushqimet që nuk na mungon asnjëherë në tryezat tona, kur shkojmë në restorant. Shpesh e porosisim, e shpesh na e japin falas. Por a keni pyetur ndonjëherë veten për cilësinë dhe freskinë e asaj buke?
Sipas disa anketave të bëra në Britani, në disa restorante popullore, rezultatet lënë vërtet për të dëshiruar. Një pjesë e mirë e tyre e bëjnë me hile . Kjo nuk lidhet me kaloritë, por me higjienën në vetvete që fshihet pas asaj buke.
Në gjithë këtë mes ka disa thashetheme të trishta, që rrëfehen nga punonjësit e restoranteve. Kështu, restorantet riciklojnë bukën nga tryezat e tjera. Pothuaj të gjitha restorantet nuk duan që ta dini këtë, por shumë prej punonjësve të shërbimit e konfirmojnë privatisht.
Në tryezat ku buka nuk është konsumuar, merret shporta e bukës, mund të përzihet ose jo me bukë tjetër dhe ju serviret si e freskët. E gjithë kjo ndodh për të ulur kostot, por ju nuk e dini se po hani bukën e një tryeze që e ka lënë më parë.
Edhe pse shumë restorante nuk e pranojnë, ish-punonjësit janë gjithmonë ata që i zbulojnë të palarat.
Herës tjetër që do të shkoni në restorant, tregohuni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj shijes, aromës dhe ngjyrës së bukës. Nëse është e ndenjur apo e kafshuar nga dikush tjetër do të ketë ndonjë gjurmë, se s’bën./neps.al
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment