Super salca verore e përgatitur me dhallë, majonezë dhe qepë të njoma

Ingredientët

  • 3/4 filxhan kos
  • 2/3 filxhan dhallë
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 1 lugë gjelle qepë e njomë (bishtat)
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1 thelb hudhër (të grirë imët)
  • 1/4 lugë çaji rigon (i thatë)
  • 1/4 lugë çaji piper i zi
  • 1/4 lugë çaji pluhur mustarde
  • 1/4 lugë çaji pluhur qepe
  • Kripë

Udhëzimet

1

Përziejmë kosin, dhallin, majonezën, qepët e njoma, lëngun e limonit, hudhrat, rigonin, piperin, mustardën pluhur dhe pluhurin e qepës në një tas mesatar, duke i përzier me kripë.

2

I lemë të freskohen të paktën për 20 minuta përpara se ta shërbejmë.

3

Salca mund të bëhet një ditë më parë përpara se të konsumohet dhe ruhet në vend të freskët.

Lini një koment