Kjo pije është ideale për të na dhënë energji të reja dhe për të forcuar mbrojtjet imunitare. Gjithashtu na ndihmon të pastrohemi nga shumë toksina të akumuluara në trup. Për të mos folur për shijen pastaj që kënaq nevojën tonë për të pasur diçka të freskët.
Përbërësit për dy porcione:
2 dardhë
1 portokall
1 tufë lakërishta dhe një tufë spinaq
1 limon
1 copë xhinxher i freskët
2 lugë mjaltë
Përgatitja:
Fruloni të gjithë përbërësit në mikser. Dardhët janë elementi kryesor i kësaj pijeje centrifugat, pasi përveçse kanë veti diuretike, sigurojnë kuercitinë dhe kanë veprim anti-inflamator. Gjithashtu favorizojnë ekulikibrimin e florës intestinale, e rëndësishme për të nxjerrë jashtë toksina.
Veprimi diuretik i lakrëishtave, të cilat ndihmojnë edhe ata që kanë probleme me mbajtjen e lëngjeve si dhe veprimi pozitiv i spinaqit tek funksionet e mëlçisë e bëjnë këtë pije një aleate të fortë të pastrimit të trupit. Nga ana tjetër, portokalli e limoni janë të pasur me vitaminë C, një prej pastrueseve më të mira të organizmit me kapacitet të mëdha për të eliminuar radikalet e lira, kurse xhinxheri vepron si antiinflamator dhe mbështet veprimin depurativ të trupit.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment