Supë krem me kungull dhe qiqra

Supë krem me kungull dhe qiqra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 presh
  • 1 degë selino
  • 1 karotë
  • 1 litër lëng perimesh
  • 500 gram tul kungulli
  • 200 gram qira ( mund të përdorni edhe ato të konservuara)
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Majdanoz ( sipas dëshirës)
  • 1 trumëz
  • 2 gjethe sherebele
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Fillimisht skuqim me vaj ulliri në një tenxhere preshin, karotën, selinonë e grirë hollë.

2

Më pas i shtojmë tulin e kungullit, të prerë në copa të vogla, trumzën, sherebelën dhe i përziejmë vazhdimisht.

3

I shtojmë lëngun e perimeve dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë për 30 minuta. Nga fundi i hedhim edhe qiqrat ( të pastruara mirë).

4

Pasi supa të ketë përfunduar, i heqim gjethet e sherebelës dhe të trumzës dhe e shërbejmë nëpër pjata. Sipër i shtojmë piperin e zi.

5

Shijojeni!

Lini një koment