Supë krem kërpudhash me mustardë dhe qumësht kokosi

Ingredientët

  • Vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 2 qepë të njoma
  • 2 kërcej selino
  • Kërpudha të copëtuara
  • 2 lugë salcë tamari
  • ¼ filxhan verë e bardhë e thatë
  • 2 thelpinj hudhë
  • 2 lugë gjethe të freskët trumzë
  • 4 gota supë perimesh
  • 1 lule lulelakre
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 1 lugë gjelle uthull balsamike
  • Kripë
  • Piper i zi i freskët
  • Për servirje shtesë:
  • Qumësht të arrës së kokosit
  • Bukë e thekur
  • Kërpudha shtesë, të skuqura
  • Stika pishe
  • Gjethe trumze

Udhëzimet

1

Nxehni vajin në një tenxhere të madhe mbi nxehtësinë mesatare.

2

Shtoni qepët, selinon, ¼ lugë çaji kripë dhe gatuajeni 5 minuta.

3

Shtoni kërpudhat dhe gatuajini deri sa të zbutën, 8 - 10 minuta.

4

Shtoni salcën tamari, verën, hudhrën dhe trumzën dhe gatuajeni për 1 minutë, ose derisa vera të ketë avulluar.

5

Shtoni supën dhe lulelakrën.

6

Ziejini të zbuluar për 20 minuta ose derisa lulelakra të jetë shumë e butë.

7

Transferojeni supën në një blender, shtoni mustardën dhe uthullën dhe bëjëni krem.

8

Sherbejni me bukë të thekur ose përbërësit e tjerë të lartpërmendur.

Lini një koment